Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact
No Result
View All Result
Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact
No Result
View All Result
Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
No Result
View All Result
Home Rrjeti Kombëtar Anna Lindh
Zhvillohet takimi i Krerëve të Rrjeteve ALF në Barcelonë

Zhvillohet takimi i Krerëve të Rrjeteve ALF në Barcelonë

in Rrjeti Kombëtar Anna Lindh

ALF zhvilloi përgjatë dy ditëve Takimin e Krerëve të Rrjeteve në Barcelonë, Spanjë, duke mbledhur rreth 30 krerë të Rrjeteve të Shoqërisë Civile dhe përfaqësues nga i gjithë rajoni Euro-Mesdhetar.

Në fjalën hapëse u bashkua Ambasadori Juan Lugo, Bordi i Guvernatorëve të ALF, Spanjë, dhe Z. Senén Florensa, President Ekzekutiv i IEMed dhe Kryetar i Rrjetit ALF, Spanjë, si dhe online znj. Katerina Wolfová, Kryetare e Njësisë për Afrikën e Veriut-Egjipt në Paktin për Mesdheun (MENA.A.2). Znj. Wolfová foli për Paktin për Mesdheun dhe theksoi rolin e ALF në zhvillimin e Planit të Veprimit dhe rolin e Rrjeteve të Shoqërisë Civile në zbatimin e tij.

Gjatë datave 24 dhe 25 Nëntor, Sekretariati i ALF-së ndau me Krerët e Rrjeteve përditësime mbi aktivitetet dhe planet e ardhshme. Krerët e Rrjeteve gjithashtu organizuan sesione informuese, drejtuan diskutime dhe ndanë njohuritë dhe përvojat e tyre mbi praktikat efektive të shoqërisë civile dhe temat kryesore relevante për rajonin. Sesionet mbuluan një sërë temash, të tilla si: forcimi i bashkëpunimit dhe ndarjes së burimeve në të gjithë rajonin euro-mesdhetar, promovimi i rezistencës së shoqërisë civile dhe angazhimit të të rinjve, si dhe eksplorimi i qasjeve inovative për të luftuar dezinformimin dhe polarizimin në internet.

Një prej sesioneve, me tematikë qëndrore polarizimin shoqëror në Rajonin Euro-Mesdhetar u organizua dhe u moderua nga Koordinatorja për Rrjetin Kombëtar Shqiptar ALF, Dorentina Hysa.

“Nga diskutimet me kolegët pjesëmarrës, kuptuam se pavarësisht dallimeve në realitetet kombëtare, polarizimi i shoqërisë në thuajse 43 shtetet e Rajonit po thellohet gjithnjë e më tepër.

Interesat politike, narrativat përçarëse në media dhe dezinformimi, pabarazitë shoqërore dhe mungesa e ndërveprimit mes grupeve të ndryshme, u renditën si sfidat kryesore që e thellojnë polarizimin në Rajon veçanërisht për çështje që lidhen me emigracionin, etninë, fenë dhe gjininë.

Sugjerimet për zbutje të polarizimit theksojnë rëndësinë e edukimit dhe zhvillimit të kompetencave ndërkulturore të qytetarëve të vendeve tona. Padyshim, edukimi është investim afatgjatë dhe i sigurt, por që kërkon bashkëpunim shumëpalësh.”- shprehet Dorentina në një postim.

Contact Information

Telephone: ++ 355 42 229800
Email: info@institutemedia.org
Adress: Rr. Andon Zako Çajupi,
Tirana, Albania

Media Research

  • Media Legislation
  • Media Development and Independence

Media Monitoring

  • Crime and court reporting
  • Education and training of journalists
  • Corruption reporting
  • Reporting on social issues

@2025 Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
imunify-bot-check
No Result
View All Result
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact

@2025 Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias